Përfundon takimi trepalësh në “Elysse” mes Trump, Macron dhe Zelensky

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka zhvilluar një takim disa minutësh me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe ate të Ukrainës, Volodymir Zelensky, në “Elysse”, para se të nisen drejt Notre Dame ku do të marrin pjesë në rihpajen ekatedrales 5 vite pasi u shkrumbua nga zjarri.

Ka qenë presidenti Zelensky i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se takimi me dy presidentët ka qenë mjaft i rëndësishëm.

Postimi i Zelensky-t në “X”:

Presidenti Trump është, si gjithmonë, i vendosur. Unë e falënderoj atë. Gjithashtu falënderoj Emmanuelin për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm.

Në ceremoninë e rihapjes së katedrales Notre Dame këtë mbrëmje, Donald Trump do të ulet midis Emanuel Macron dhe Brigitte Macron në rreshtin e parë.

Gjithashtu është bërë e ditur se Zonja e Parë amerikane, Jill Bide, ka mëbrritur në Paris pa bashkëshortin e saj, presidnetin Joe Biden.