Ariana Grande i përgjigjet kritikave për paraqitjen e saj: I kam dëgjuar të gjitha, të tmerrshme

Ariana Grande ka qenë objekt spekulimesh për trupin e saj prej muajsh dhe ajo u drejtohet sërish kritikëve, duke i cilësuar komentet “të tmerrshme”.

Në një intervistë të përbashkët me Cynthia Erivo të realizuar nga Crazy Sally, aktorja e "Wicked" u përlot kur filloi të kujtonte kritikat me të cilat ishte përballur gjatë gjithë karrierës së saj në lidhje me pamjen e saj.

“I kam dëgjuar të gjitha. Kam dëgjuar çdo version të saj”, tha këngëtarja pasi mori një moment për të mbledhur emocionet e saj. 

“Është e vështirë të mbrohesh nga ajo zhurmë. Është diçka e pakëndshme pavarësisht se në çfarë shkalle po e përjetoni, edhe nëse shkoni në darkën e Ditës së Falënderimeve dhe gjyshja e dikujt thotë ‘Oh zot, dukesh më e dobët, çfarë të ka ndodhur ?‘, shtoi ajo.

Ajo tha se me kalimin e viteve ka mësuar të shërohet. “Jam vërtet me fat që kam sistemin e mbështetjes dhe thjesht e di dhe besoj se jam e bukur. Por unë e di se si është presioni i asaj zhurme.”

Në prill 2023, Grande postoi një rrëfim të rrallë, tre-minutësh për TikTok, në të cilin ajo adresoi komente për trupin e saj.

“Ka shumë mënyra të ndryshme për t’u dukur i shëndetshëm dhe i bukur. Dhe personalisht, për mua, trupi me të cilin keni krahasuar trupin tim aktual ishte versioni më i pashëndetshëm i trupit tim,” vazhdoi ajo. “Unë isha duke marrë shumë anti-depresivë dhe duke pirë, duke ngrënë keq dhe në momentin më të ulët të jetës sime kur dukesha ashtu siç e konsideronit të shëndetshëm, në fakt, nuk ishte e shëndetshme.”