Ja kush është banori i eliminuar nga BBVK mbrëmjen e kaluar

Të nominuarit e kësaj jave në Big Brother VIP Kosova ishin Gjesti, Arioni, Xheneta, Xuxi dhe Drenusha.

Publiku vendosi që të eliminojë Arionin, i cili u largua përfundimisht nga gara për çmimin e madh.

Arioni duket se u përfshi më shumë në lojë vetëm gjatë ditëve të fundit, gjë që nuk mundi ta shpëtonte nga eliminimi.

Ai u përshëndet nga banorët, të cilët i uruan sukses jashtë shtëpisë. Arionin e pret jashtë Diana dhe mbetet të shohim se si do të zhvillohet marrëdhënia e tyre jashtë BBVK.

Ja kush është banori i eliminuar nga BBVK mbrëmjen e kaluar