FOTO/ Aksidentohet Kim Kardashian, ja gjendja e saj shëndetësore

Kim Kardashian ka pësuar një aksident të vogël, siç ka treguar në një foto që ka postuar në rrjetet sociale.

Personazhi i njohur televiziv ka thyer këmbën, siç shihet edhe në foton që ka postuar në llogarinë personale në Instagram.

Kim ka postuar një foto, ku shihet këmba e saj me çizme, ndërsa është e mbështetur me paterica.

“Këmba e thyer për pushime”, ka shkruar Kim Kardashian në foto.

Nuk është e qartë se si ka ndodhur lëndimi i saj, as sa kohë do t’i duhet asaj për t’u rikuperuar.

FOTO/ Aksidentohet Kim Kardashian, ja gjendja e saj shëndetësore