“ALERT”/ Murtaja Afrikane e Derrave, Sherifi: Aktualisht Kosova është e pastër, pasi dhe numri i derrave të butë është shumë i vogël

Murtaja Afrikane e Derrit është shfaqur pak doitë më parë në Malin e Rrenzit në Lezhë, ku deri më tani janë konstatuar disa derra të ngordhur.

Pas identifikimit të rastit, Shërbimi i Veterinarisë në Lezhë është vënë menjëherë në lëvizje dhe nga analizat e kryera ka rezultuar se derrat kanë ngordhur nga murtaja afrikane.

Ndërkohë pjesa e Malit të Rrenzit në Shëngjin në një perimetër prej 10 kilometrash ku është konstatuar vatra e sëmundjes është shpallur zonë e kuqe, ku do të kalojë në sitë nga veterineret për të parë nëse ka sërish derra të ngordhur brenda këtij perimetri.

Pikërisht kjo problematikë u trajtuar në emisionin e kësaj të premte “Alert” në “Ora News”, ku i ftuar ishte nga Kosova, Kurtesh Sherifi, Profesor i Mjekësisë Veterinare në Universitetin e Prishtinës.

I pyetur nga moderatori Granit Sokolaj, Sherifi na njohu me situatën e këtij virusi në shtetin fqinj.

“Sa i përket Murtajës Afrikane të Derrave rastet e paraqitura ishin edhe në Kosovë vitin e kaluar, në korrik 2023, u paraqitën rastet e shpërthimit në një rast i një sipërmarrjeje familjarëve, ku rasti u paraqit tek derrat e butë.

Duke u nisur nga marrja e informacioneve nga autoriteti dhe në bashkëbisedim me kolegët u konstatua se rasti në fjalë ka ardhur si pasojë e lëvizjes së njerëzve dhe mjeteve të cilët kanë komunikuar me një rajon të Serbisë, ku atje ka pasur shumë raste të shpërthimit si tek derrat e butë dhe ato të egër.

Dhe në një rajon të Kosovës Juglindore, në një vendbanim që quhet Kllokot, i cili është i banuar kryesisht nga komuniteti serb, të cilët mbarështojnë derra të butë, por me një numër të kufizuar.

Dhe kjo ka bërë që shkëmbimet dhe lëvizjes e njerëzve dhe makinave të futet edhe në shtetit të Kosovës.

Dhe rast tjetër nuk ka pasur rast tjetër që pas kësaj ngjarjeje.

Në Kosovë aktualisht nuk kemi paraqitje të Murtajës Afrikane të Derrave, dhe konsideroj që kemi një avantazh pasi numri i derrave të butë është jashtëzakonisht i vogël.

Edhe rriqrat mund të kenë një rol të transmetimit të virusit, por raste të tilla tek ne nuk ka”, u shpreh ndër të tjera profesor Sherifi.

NDIQNI MË POSHTË TË GJITHA DISKUTIMET MBI MURTAJËN AFRIKANE TË DERRAVE NË EMISIONIN “ALERT”