Raporti i Bankës Botërore për arsimin, Malaj: Tregon që kemi nevojë për rishikim të kurrikulave

Pedagogia, Nora Malaj në një intervistë në Ora News u shpreh se qasja që raporti i Bankës Botërore për arsimin tregon që kemi nevojë për rishkimim të të gjithë standartit të kurrikkulave.

Malaj: Çdo lloj raporti që shihet duhet parë në të gjithë këndvështrimin e tij.

Ne jemi në zonën europiane si nivel i arsimit të lartë që do të thotë se kurrikula jonë është e mbështetur në tre nivele.

Është niveli Bachelor është niveli master dhe është niveli doktoraturë.

Të treja këto nivele bëjnë shkallën e formimit dhe të studimit për një vend në mënyrë që kapitali human që është njeriu të kthehet në interes të vendit dhe në zhvillim e tij.

E parë nga qasja që ka bërë raporti tregon që kemi nevojë për rishikim edhe njëherë të të gjithë standartit të kurrikulës.

Shumë e rëndësishme është laboratori dhe format e praktikës.

Ka ardhur momenti që në kurrikulat universitare të shikohet 60% teoria dhe 40% praktika.