Po grabisnin shtëpinë e pensionistëve italianë, arrestohen në flagrancë 3 shqiptarë në Itali

Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia italiane, për vjedhjen e një banese në Casarza Ligurie. Tre shqiptarët rezultojnë me dosje policie të mëparshme. 

Shqiptarët u kapën në flagrancë, teksa karabinieri gjatë një shërbimi parandalues me rroba civile, panë një makinë me tre të huajt në bord duke ecur ngadalë nëpër rrugët e banimit të Casarza Ligurie.

Kjo lëvizje e tyre ngriti dyshimet e karabinierëve, të cilët i ndoqën nga pas duke vënë re se të tre po vëzhgonin shtëpi dhe ndërtesa, madje edhe duke zbritur nga makina, me qëllimin e mundshëm për të identifikuar një objektiv ku mund të kryenin sulmin e radhës.

Në momentin kur tre të rinjtë shqiptarë u panë duke dalë me shpejtësi nga një pallat dhe më pas duke u kthyer në makinën e tyre, ka ndërhyrë menjëherë policia. 

Të ndaluar dhe kontrolluar, iu gjet një shufër çeliku, mjete të ndryshme për vjedhje, doreza, si dhe mbi 1500 euro dhe argjendari të shumta të ardhura nga një vjedhje e kryer së fundmi ndaj 89-vjeçarit pensionist.

Nga hetimet e kryera menjëherë, e moshuara, e munguar në atë moment në shtëpi, kishte lënë hapur dritaren e shtëpisë së saj, ndaj kriminelët mund të hynin lehtësisht dhe të vidhnin në shtëpi.

Mediat italiane bëjnë me dije, se tre shqiptarët të moshës 39-27 vjeç u arrestuan në flagrancë dhe ndodhen të izoluar në burgun e Genova Marassi.