Starmer paraqet planin për ndryshim pas 150 ditësh në pushtet
Kryeministri britanik, Keir Starmer do të prezantojë sot një “planin për ndryshim” për Britaninë e Madhe – në një përpjekje për një rifillim de facto të qeverisë së tij – pas pesë muajve të parë të pushtetit plot vështirësi.
Udhëheqësi laburist do të përcaktojë gjashtë “pika ambicioze” mbi të cilat votuesit mund të gjykojnë administratën e tij – duke kërkuar të lëvizin nga disa vendime jopopullore që kanë lënë në hije kryeministrinë e tij të re.
“Qeveria e udhëhequr nga misioni nuk do të thotë të zgjedhësh disa pika – sepse ato janë të lehta ose do të ndodhin gjithsesi”, tha Starmer, i cili erdhi në detyrë në korrik, gjatë një fjalimi në Londër.
“Kjo do të thotë të drejtosh pandërprerë përmirësime reale në jetën e njerëzve që punojnë”, shtoi ai.
Javët e para të ardhjes në detyrë të Starmer, u dominuan nga polemika për heqjen e pagesave të karburantit dimëror për miliona pensionistë, mbajtjen e një kufizimi për përfitimet e fëmijëve dhe pranimin e dhuratave nga një donator i pasur.
Buxheti debutues i ministrit të tij të Financave më 30 tetor, dështoi pasi mbulimi u përqendrua te fermerët dhe pronarët e bizneseve të zemëruar nga rritja e tatimit mbi trashëgiminë dhe kontributet e pagave të punëdhënësve.
Kritikët thonë se rritja e taksave të biznesit – një rritje në pagën minimale kombëtare – dhe planet për huamarrje më të larta shtetërore – do të minojnë misionin kryesor të qeverisë laburiste për të çuar një ekonomi anemike.
“Disa mund të kundërshtojnë atë që po bëjmë dhe pa dyshim që do të ketë pengesa gjatë rrugës”, tha Starmer.
“Por kjo qeveri u zgjodh me një mandat ndryshimi dhe plani ynë pasqyron prioritetet e njerëzve që punojnë”, shtoi ai.
Fjalimi i tij vjen mes rënies së vlerësimeve për qeverinë – dhe një javë pas dorëheqjes së Louise Haigh, sekretares se Shtetit për Transportin pasi u zbulua se ishte deklaruar fajtore për një vepër penale përpara se të bëhej një ligjvënëse.
Kryeministri ka pohuar vazhdimisht se po merr “vendime të vështira” – pasi ish-administrata konservatore i la laburistëve një trashëgimi të tmerrshme në disa sektorë pas 14 vitesh në pushtet.
Laburistët akuzojnë konservatorët se kanë lënë pas një “vrimë të zezë” prej 22 miliardë paundësh në financat publike.

