Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, OKB: Vullnetarët e bëjnë botën më të mirë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres në mesazhin e tij me rastin e kësaj dite, tha se vullnetarët mishërojnë më të mirën e njerëzimit.

“Në këtë ditë të rëndësishme, le të marrim frymëzim nga shembulli i tyre dhe le të vendosim të bëjmë pjesën tonë për të ndihmuar në formimin e një bote më të mirë për të gjithë”, u shpreh Guterres.

Numri mujor i vullnetarëve të moshës 15 vjeç e lart, arrin në 862,4 milionë në mbarë botën.

Shumica e punës vullnetare vazhdon të organizohet në mënyrë informale ndërmjet individëve, me 14.3% të popullsisë globale që merr pjesë, ndërsa 6.5% e njerëzve në moshë pune në mbarë botën angazhohen zyrtarisht në vullnetarizëm nëpërmjet një organizate ose shoqate.

Zyrtarisht vullnetarët janë kryesisht burra, por ka gjasa që numri i grave që veprojnë në mënyrë informale t’i tejkalojë ata.