Kukësi në piktura/ Ekspozita me bukuritë e qytetit por edhe me vlerat

Ekspozita e çelur në qendrën rinore të Kukësit “Të njohim vlerat natyrore dhe kulturore të qytetit të Kukësit” hapi dyert per artëdashësit.

Mes miqsh Ilmi Halilaj paraqiti ekspozenë e pikturave.

Kjo ekspozitë hapet për të 6 vit rradhazi për të promovuar jo vetëm historinë por edhe bukurit e qyetit.

‘’Kukësi ka vlera të jashtëzakonshme.

Ky ka qenë dhe është motivi kryesor dhe frymëzues për punën time.

Mesazhi kryesor që dua të përcjell nëpërmjet kësaj ekspozite është të duam vlerat e vendit tonë’’.

Autori ka marrë pjesë në mjaft ekspozita kolektive, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.