FOTO/ E dashura i del “kundër” Jasir Asanit, bën tifo për Tiranën në derbin e kryeqytetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2024, 20:37
Në shkallët e stadiumit për të ndjekur derbin Tirana – Partizani kishte shumë ish-ë, ndër to edhe Jasir Asani. Ish-sulmuesi i Partizanit ishte krah të dashurës së tij, Giotës në stadiumin “Air Albania”.
Edhe pse Asani njihet si i “dashuruar” marrëzisht me Partizanin, partnerja e tij ka bërë të kundërtën. Giota ka publikuar në “InstaStory” një foto të koreografisë të “Tirona Fanatics”, duke e shoqëruar me zemrat bardheblu.
Një veprim aspak i çuditshëm kjo nga e dashura e Jasir Asanit teksa kujtojmë që të dy janë njohur teksa ajo mbështeste Tiranën në stadium në të kaluarën.


