Përfshihet nga flakët servisi i makinave në Pukë, dëmtohet punonjësi

Një servis makinash është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Pukës. Mësohet se flakët kanë nisur gjatë punës si pasojë e saldimit në një automjet tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit E. A. Gjithashtu si pasojë e flakëve është dëmtuar automjeti si dhe ka marrë disa dëmtime punonjësi që kryente saldimin e automjetit. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:00, në qytetin e Pukës, në një servis makinash, gjatë punës si pasojë e saldimit në automjetin tip “Skoda” është përfshirë nga zjarri. Si pasojë është dëmtuar automjeti si dhe ka marrë disa dëmtime të lehta punonjësi që kryente saldimin. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.