Forca Detare merr pjesë për herë të parë në stërvitjen ndërkombëtare NIRIIS 24
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2024, 18:55
Forca Detare shqiptare mori pjesë për herë të parë në stërvitjen ndërkombëtare NIRIIS 24, e zhvilluar në Kretë të Greqisë mes flotave aleate dhe partnere, përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Francën, Bullgarinë, Egjiptin dhe Izraelin.
Ministria e Mbrojtjes, bëri të ditur sot se, detarët e forcës shqiptare u integruan në Komandën Drejtuese të stërvitjes, e cila përfshiu skenarë stërvitorë për përmirësimin e aftësive të mbrojtjes së infrastrukturës kritike, mbrojtjes kundërajrore, luftës sipërfaqësore dhe kundër nëndetëseve, si dhe operacioneve të minim-çminimit.
“Forcat tona të Armatosura mbeten të angazhuara për të bashkëpunuar me aleatët dhe për të rritur aftësitë operacionale duke u shndërruar në aleatë dhe partnerë të besueshëm”, thekson MM.
