Protesta e thirrur nga Meta në 6 dhjetor, Kryemadhi: Nuk do marr pjesë, e kam lënë politikën!

Deputetja e PL Monika Kryemadhi, pas daljes nga SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ka deklaruar se ka ankimuar vendimin për sekuestrimin e dy vilave te “Kodra e Diellit”.

Në një deklaratë për mediat, e pyetur lidhur me protestën e 6 dhjetrit para SPAK, të organizuar nga ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta, Kryemadhi tha se nuk do të marrë pjesë.

E pyetur për protestën e 6 dhjetorit, të thirrur nga Presidenti i Partisë së Lirisë, ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta, Kryemadhi tha se nuk do të jetë në protestën e 6 dhjetorit para SPAK.

“Nuk merrem më me politikë, kam filluar profesion tjetër, mesa duket do të bëhem ndihmës avokate se me çfarë po lexoj dhe çfarë po shikoj jam e bindur që të keqen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të plepave të Sali Berishës në ‘90”, tha Kryemadhi