Ivan Gvozdenoviç largohet pas 2 vitesh nga drejtimi i Skënderbeut

Ivan Gvozdenoviç ka paraqitur dorëheqjen pas humbjes 1-0 në transfertën e djeshme me Laçin.

Kështu korçarët janë aktualisht pa trajner.

46-vjeçari ishte aktualisht dhe trajneri më jetëgjatë te një klub i Superiores.

Kjo pasi drejtimin e Skënderbeut e mori prej 26 nëntorit të vitit 2022 duke plotësuar 2 vite.

Asokohe u ul në stolin e Skënderbeut që ndodhej në Kategorinë e Parë, për ta kthyer në Superiore.

Një objektiv që u arrit, ndërsa korçarët shkuan dhe në “Final Four” gjatë sezonit të kaluar.

Ndërkohë ky edicion rezulton tërësisht zhgënjyes te bardhekuqtë.

Skënderbeu aktualisht mban vendin e parafundit me pikë të barabarta sa Bylisi i vendit të fundit në 15 javë të luajtura.