Mbappe në vështirësi, Real Madrid i kërkon ndihmë legjendës së klubit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2024, 22:16
Real Madridi ka kërkuar Zinedine Zidane për të ndihmuar Kylian Mbappe.
Sipas Sport, presidenti i Real-it, Florentino Perez i ka kërkuar ish-trajnerit të tyre të flasë me Mbappe për të ndihmuar në rindërtimin e besimit të tij.
Të dy kanë një marrëdhënie të ngushtë dhe ishte, ndër të tjera, Zidane, i cili ka qenë edhe lojtar dhe trajner i Real Madridit, ai që e bindi Mbappe të kalonte nga PSG te Reali këtë verë.
Por kjo lëvizje nuk po jep rezultatet e shpresuara, me lojtarin dhe ekipin që nuk po kalojnë një moment të mirë forme.

