BUNDESLIGA/ Leverkusen triumfon ndaj Union Berlinit, Leipzigu ‘turpërohet’ nga Wolfsburgu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2024, 17:34
Bayer Leverkuseni arrin të bëjë dy fitore radhazi në Bundesligë pas një ecurie prej tri barazimesh radhazi.
“Aspirinat” fituan 1-2 në fushën e Union Bërlinit, ku u zhvillua një ndeshje me emocione deri në sekondat e fundit të lojës.
Miqtë shënuan të parët me Frimpong që në minutën e dytë, por vendësit rikthyen baraspeshën në rezultatit me Jeong Woo-Yeong pa u mbushur gjysmë ore lojë.
Golin e fitores Leverkuseni e shënoi në minutën e 71-të me Schick, i shërbyer nga Wirtz.
Në takimet e tjera spikat fitorja e thellë 1-5 e Wolfsburgut në fushën e Leipizgut.
