Dëmtimi i Konate, problem për Liverpoolin, francezi jashtë për 5-6 javë!
Humbje e madhe për Liverpool-in, në kohën kur Reds janë në vendin e parë në Premier League dhe Champions League.
Ibrahima Konate u dëmtua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit dhe pas analizave u konstatua se ai ka një problem të rëndë në gju, i cili do ta mbajë atë jashtë fushës për 5-6 javë.
Mbrojtësi francez ndërkombëtar natyrshëm do të mungojë derbin e së dielës me Cityn dhe ndeshjet e tjera deri në fund të vitit në Premier League dhe sigurisht atë me Girona në Champions League.
“Është kaq zhgënjyese që u lëndova pak para fundit të asaj që ishte një ndeshje e mrekullueshme për ne të mërkurën mbrëma. Tani fillon rikuperimi im dhe ju premtoj se do të kthehem dhe do të jem edhe më mirë”, ka shkruar Konate në rrjetet sociale.
Slott do të duhet të mbështetet te Joe Gomez dhe Jarrell Quancha për ta zëvendësuar francezin në qendër të mbrojtjes.
The best defence in the Premier League this season will be missing a key piece of their puzzle ????
— Premier League (@premierleague) November 29, 2024
Liverpool will be without Ibrahima Konate for an extended period of time pic.twitter.com/iVhWlc4Wr5
