Gareth Bale zgjedh fituesin e Championsit dhe ‘Topin e Artë 2025’

Sipas ish-yllit të Real Madridit, Los Blancos do të mbrojnë titullin në Europë dhe Spanjën, ndërsa Liverpooli do të triumfojë në Angli.

Për sa i takon garës për golashënuesin më të mirë të kampionatit anglez, Bale ka zgjedhur Haaland.

Në La Liga, ish-sulmuesi ka zgjedhur Lewandowskin. Në Bundesligë, Harry Kane.

Zgjedhja që mund të befasojë shumë njerëz ka qenë ajo për fituesin e “Topit të Artë 2025”.

Në fakt, uellsiani ka zgjedhur Kylian Mbappe.