Vrasja e 14-vjeçarit/ Qiraxhi: Kemi realizuar 3 protesta, asnjë figurë politike nuk ka qenë organizues
Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare në një intervistë në Ora News u shpreh se janë realizuar tre protesta për vrasjen e 14-vjeçarit dhe se asnjë figurë politike nuk ka qenë organizues i këtyre protestave.
Qiraxhi: Ne kemi pasur mundësinë që të kemi tre protesta mbi çështjen edhe lehtësisht çdo qytetar mund ta evidentojë ku asnjë personazh politik apo asnjë figurë politike nuk ka qenë pjesë qoftë e organizimit të kësaj proteste por qoftë edhe në artikuluesit e kësaj proteste.
Kemi tre protesta që kemi realizuar që dëshmojnë që kjo nuk ka ndodhur dhe për fat të keq kjo lloj tymnaje ngrihet sa herë që qytetarët ndodhen përpara pushtetarëve për të kërkuar llogari për gjëra që janë të qytetarëve.
Askush nuk po kërkon që të bëhet deputet, askush nuk po kërkon të bëhet ministër, të gjithë po kërkojnë që të kemi një vend normal, një sistem normal arsimor që do garantojë sigurinë dhe cilësinë e arsimit në vendin tonë.
Një nga kërkesat është shtimi i buxhetit e cila zbërthen edhe një pjesë të kërkesave të tjera të cilat lidhen me rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë në shkolla, ne kërkojmë të ketë më shumë psikologë në shkolla.
