Krisafi: Armëpushimi me Libanin, fitore e Izraelit, kishte ndërhyrje edhe nga ana e Iranit

Përmes një interviste në Ora News, Ledion Krisafi ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare tha se armëpushimi me Libanin është një fitore e Izraelit sepse ai ka arritur që të plotësojë të gjitha kushtet që kishte vendosur para marrëveshjes

Krisafi: Armëpushimi me Libanin është një fitore e Izraelit sepse ai ka arritur që të plotësojë të gjitha kushtet që kishte vendosur para marrëveshjes. Sigurisht që si objektiv kishte edhe shkatërrimin total të Hezbollahut, por kjo ishte gjëja më e mirë që mund të merrte nga kjo marrëveshje.

Një palë e rëndësishme që çoi në këtë marrëveshje ishte edhe Irani që kishte dërguar sinjale në Francë dhe SHBA që ishte i gatshëm për ta ndihmuar Hezbollahun për një marrëveshje me Izraelin. Irani e pa që krahu i tij i armatosur kishte marrë një goditje të jashtëzakonshme nga Izraeli.