Aksident i rëndë në Poloni, treni përplaset me kamionin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2024, 17:17
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Poloni dy ditë më parë, ku një tren është përplasur me një kamion.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur 7 persona të plagosur rëndë.
Në pamjet e publikuara nga mediat polake shihet se shkak i aksidentit ëhstë bërë sjellja e drejtuesit të kamionit i cili nuk ka respektuar sinjalistikën rrugore.
Aksidenti shkaktoi vonesa të trenave duke lënë të bllokuar qindra pasagjerë.