Turqia: Plani i Qipros për të aplikuar për anëtarësim në NATO, i papranueshëm

Turqia, anëtare e NATO-s, ka kritikuar planet qipriote për të aplikuar për anëtarësim në aleancën ushtarake si “të papranueshme”.

“Administrata greke qipriote aktualisht nuk ka asnjë kërkesë për anëtarësim në NATO, por edhe përpjekja e saj është një zhvillim i papranueshëm për Turqinë”, thanë burime të Ministrisë turke të Mbrojtjes.

“Një përpjekje e tillë do të prishte ekuilibrin delikat në Qipro dhe ndikonte negativisht në proceset e negociatave që synojnë një zgjidhje”, tha burimi i ministrisë.

Turqia kujton se vendimet e zgjerimit të NATO-s merren unanimisht dhe bazohen në shqetësimet e sigurisë kombëtare të anëtarëve”, shtuan burimet.