Rumania uron pavarësinë e Shqipërisë me një poster gjigand në qendër të Bukureshtit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2024, 13:24
Rumania uron shqiptarët për 112 vjetorin e pavarësisë me një poster gjigand të vendosur në qendër të Bukureshtit.
Ky poster mban imazhin e sopranos së njohur Arlinda Morava që është shndërruar tashmë prej më shumë se 20 vitesh në një ambasadore e Shipërisë, kulturës dhe vlerave të kombit shiptar.
Ky poster do të qëndrojë për 24 orë dhe shfaqet çdo 7 minuta.
Ndërkohë nesër është organizuar një mbrëmje kushtuar Shqipërisë dhe Rumanisë me pjesë të zgjedhura muzikore dhe poezi nga kompozitor shqiptarë, poetë dhe dramaturgë si Viktor Eftimiu apo edhe kompozitori rumun i himnit shqiptar Ciprian Porumbescu.
