Rutte në Ankara, Brahaj: Për sa kohë s’ka luftë të shpallur Rusi-NATO, atëherë Bosfori do të jetë i mbyllur për të dyja palët. Turqia është vend neutral

Gazetari shqiptar në Turqi, Sokol Brahaj, në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News” zbardh detaje nga takimi i pritshëm i shefit të ri të NATO-s Rute në Ankaranë zyrtare.

Brahaj tha se ka pasur një telefonatë mes presidentit Erdogan dhe presidentit rus Putin lidhur me gjetjen e një zgjidhjeje për luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

“Turqia e ka të sanksionuar në Kushtetutën e saj që në rast të një konflikti në zonën ruse, të ndalojë çdo anije që të kalojë përmes Bosforit në ndihmë të njërit apo tjetrit vend në konflikt.

Dhe kjo është arsyeja se pse janë bllokuar anijet e NATO-s të kalojnë përmes Bosforit edhe pse vetë ajo është vend anëtar i kësaj Aleance, dhe po kështu nuk ka lejuar asnjë lëvizje të mjeteve ruse.

Pra, Turqia si shteti i territorit neutral ka zbatuar me përpikmëri këtë marrëveshje. Vetëm nëse Rusia do t’i shpallë luftë NATO-s, atëherë Turqia është e detyruar të hapë territorin.

Dhe për sa kohë Rusia nuk ka një luftë të shpallur me NATO-n atëherë Bosfori do të jetë i bllokuar për të dyja palët, si për Rusinë ashtu edhe për NATO-n”, u shpreh ndër të tjera, gazetari Sokol Brahaj.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GAZETARIN SOKOL BRAHAJ