Rrëzohet aeroplani i mallrave pranë aeroportit të Vilnius, një i vdekur dhe tre të plagosur

Të paktën një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pasi një aeroplan mallrash u rrëzua pranë aeroportit Vilnius në Lituani në orët e para të së hënës. Boeing 737, i operuar për DHL nga linja ajrore spanjolle e mallrave Swiftair, u rrëzua pranë një shtëpie. 

Gjithashtu të 12 personat që jetonin në atë shtëpi janë evakuuar në mënyrë të sigurtë. Po ashtu shkaku i rrëzimit të avionit ende nuk dihet dhe autoritetet lituaneze kanë nisur një hetim. Autoritetet thanë se nuk kanë asnjë të dhënë për momentin që sugjeron se ka pasur një shpërthim përpara rrëzimit.