Qoku: BDI po përdor një situatë që s’ekziston me gjuhët për të nxitur trazira, si e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar akuzave për korrupsion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut Bekim Qoku, në nj ëintervistë për “Ora Neës” sqaroi të vërtetën e deklaratës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për ligjin e gjuhëve në RMV.
Qoku theksoi se z. Kurti në asnjë moment nuk ka folur për një ligj të gjuhës shqipe, por "për ligj të gjuhëve në RMV që është një koncept më i gjerë kushtetues”, sqaroi fillimisht Qoku.
Ndërsa i pyetur për arsyet se pse u vu nën akuzë Albin Kurti, kryesisht nga opozita maqedonase, dhe veçanërisht nga partitë shqiptare.
“E para, pse e bën BDI-ja këtë? Sepse pas shpinës së saj qëndrojnë disa akuza për korrupsion dhe abuzim me detyrën zyrtare, dhe ku kërcënohet arrestimi i i disa ish-ministrave dhe ish-funksionarëve të BDI-së.
BDI-ja ka 22 vite në pushtet dhe çdo shqiptar e di shumë mirë që po i dhe pushtet 2 apo 3 vite, aq do të abuzojë ai, e jo më 22 vite në pushtet. Dhe po ndenji 22 vite aty në pushtet ai kalbet me abuzime të detyrës.
Dhe nisur nga këto akuza, këta po bëjnë çmos të mbjellin panik, frikë dhe nxisin trazira me arsyen e vetme që të mbrohen nga akuzat. Pra, z. Ali Ahmeti ka zgjedhur sulmin si taktikë mbrojtjeje dhe ai e di shumë që vetëm duke mbjellë trazira mund të shpëtojë nga akuzat që rëndojnë ndaj tij”, u shpreh ndër të tjera deputeti i LVV-së, Bekim Qoku.
NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE ME DEPUTETIN BEKIM QOKU


