VIDEO/ E SIKLETSHME! Gazetari “kap mat” çiftin në momente intime kur shkon për intervistë
Gazetari i emisionit “D-Night” në “Ora News” mbrëmjen e së mërkurës gjatë transmetimit live në terren është përballur me një situatë të sikletshme. Gjatë kohës që ishte në lidhje me studion pas tij ndalon një makinë.
Gazetari afrohet për një intervistë dhe linja kalon te Genardi dhe Dajana sa të bëhej gati lidhja.
Në momentin që Dajana kalon linjën në terren gazetari është pa makinën dhe shpjegoi momentin e sikletshëm me të cilin u përballë.
Pjesë nga intervista:
Gazetari: Po Dajana, me thënë të drejtën më erdhi shumë keq se ishte një çift në moment intimizmi. Edhe u trembën shumë kur i shkova.
Dajana: Jo në moment intimizmi, në moment intim thuhet . Po më fal tani me gjithë respektin. Se dashuria nuk pyet vend,moshë e të gjitha. Po mirë te korpusi e gjete me e respektu gocën ti.
Gazetari: Të paktën ishin vetëm duke u puthur
Dajana: Imagjino të jetë i martuar ai. Ti dali makina aty ta shohi gruaja. Edhe ne që themi janë duke u puthur.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “D-NIGHT” NË “ORA NEWS”

