VIDEO/ Mbyllja e “TikTok”-ut në Shqipëri, i riu: Të gjithë duan lekun e shpejtë
Kryeministri Edi Rama ditën e mërkurë ka deklaruar se aplikacionet “TikTok” dhe “SnapChat” do të mbyllen në Shqipëri.
Për shkak të ngjarjeve të fundit në ndodhura në vend. Kjo temë u prek dhe në emisionin “D-Night” në “Ora News” mbrëmjen e së mërkurës.
Mesazhet ishin të shumta ku të gjithë ishin pro mbylljes së “TikTok”-ut. Gjithashtu, një djalë i ri kur ndaloi për një intervistë dha një përgjigje më të shtjelluar për këtë temë.
“Të rinjtë sot shikojnë, të shikojnë ty, ti del me makina të shtrenjta, lekë që prishen kot me drogë e me të gjitha.
Edhe thonë pse ne mos ta bëjmë kështu. Tani më gjej mua 5-6 çuna pyeti 4 do jenë duke u marrë me drogë.
Vetëm njëri do jetë duke u marr me biznes ose diçka tjetër. Njëri që ka lekë ose është marr me drogë ose ja ka lënë babai.
Ne nga anët tona themi leku i pisët nuk të dhimbset. Unë vetë merrem me makina me qira mund të dal një fundjavë për qejf por nuk mundem për ditë që të prish lekë.
Se në fund fare janë lekët e mia nuk kam ku ti kërkoj tjetër. Njerëzit sot mendojnë vetëm për sot duhet të mendojnë edhe për nesër. Edhe unë po të isha marr si të gjithë të tjerët edhe unë ashtu do t'i prishja lekët”, tha ai.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “D-NIGHT” NË “ORA NEWS”


