Takimi Kurti-Mickovski, Hoxha: U diskutua infrastruktura, pikat kufitare, energjia dhe gjuha shqipe

Analisti Ylli Hoxha ishte i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News', ku tregoi se çfarë u diskutua në takimin Kurti-Mickovski.

"Mendoj se është një takim i rëndësishëm në kuadër të një përmirësimi të marrëdhënieve që parasheh dhe procesi i Berlinit. Siç e keni vërejtur edhe këto takimet e qeverive janë një standart që buron nga ky proçes.

Me Maqedoninë është takimi i dytë pas 3 vitesh dhe me këtë takim është bërë mirë sepse janë diskutuar 3 gjëra të rëndësishme që janë të ndërvarura mes dy qeverive për interesave të dy popujve që është rruga Tetovë-Prizren, hapja e rrugës, hapja e projektit të tunelit, administrimi i përbashkët i pikave kufitare dhe çështjet energjitike", tha Hoxha.

NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE ME ANALISTIN YLLI HOXHA