Panairi i Librit 2024/ Gjoka: 5 ditë ku lexuesi mund të trokasë te letërsia, ka etje për të lexuar

Përmes një interviste në Ora News, studiuesi Behar Gjoka tha se Panairi i Librit është një kulm i komunikimit të autorëve dhe botuesve, duke qenë si institucioni të vetëm të pandotur në raport me njeriun.

Gjoka: Shyqyr që janë 5 ditë ku lexuesi shqiptar mund të trokasë dhe të shtegtojë tek letërsia. Megjithatë është një kulm i komunikimit të autorëve dhe botuesve, duke qenë si institucioni të vetëm të pandotur në raport me njeriun.

5 ditë ishin të mjaftueshme për të parë etjen e lexuesit dhe për të parë se çfarë na mungon në raport me librin dhe funksionimin e librarive. Sigurisht që ka mbetur lexuesi. Kishte prurje të reja dhe të vlerësuara, këtu janë për tu përshëndetur botuesit.