Takimi Maqedoni e Veriut-Kosovë/ Canaj: Po preket marrëveshja e Ohrit dhe Gjuha Shqipe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2024, 18:40
Përmes një interviste në Ora News, Blerim Canaj, diplomat u shpreh se pavarësisht marrëveshjeve, nuk dihet se si do të sillet Maqedonia e Veriut në raport me Shqiptarët atje.
Canaj: M'u duk se ishin vetëm 2 marrëveshje mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Jemi mësuar se ka më shumë marrëveshje kur bëhen takime të tilla. Takime të tilla janë të mirëpritura mes qeverive të vendeve fqinje.
Nuk e dimë si ta kuptojmë këtë takim, sepse e dimë qëndrimin e qeverisë maqedonase për shqiptarët dhe Gjuhën Shqipe atje.
Edhe pse kjo është një prekje e marrëveshjes së Ohrit. Është Kurti ai që e ka ndihmuar qeverinë e tanishme të Maqedonisë që të fitojnë.

