Fuqitë perëndimore mocion censurimi kritik ndaj Iranit
Fuqitë evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paraqitur një rezolutë që dënon Iranin për bashkëpunimin e tij të dobët me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, thanë sot diplomatët, ndërsa Teherani paralajmëroi për një përgjigje “proporcionale”.
Ndërsa takimi i bordit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) nisi sot në Vjenë, diplomatët thanë se Parisi, Berlini, Londra dhe Uashingtoni kishin paraqitur zyrtarisht një mocion censurimi kritik ndaj Iranit.
“Rezoluta pritet të votohet nesër”, thanë burimet diplomatike.
“Në një bisedë telefonike me shefin e IAEA-s, Rafael Grossi, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi paralajmëroi për një përgjigje “proporcionale” të Teheranit – nëse bordi miratonte rezolutën”, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
Araghchi tha gjithashtu se masa ishte në kundërshtim me atmosferën pozitive të krijuar në ndërveprimet midis Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Araghchi dënoi fuqishëm masën, duke shtuar se ajo vetëm do ta ndërlikonte më tej çështjen.
Rezoluta e paraqitur pason një vizitë të Grossi në Iran, ku ai vizitoi gjithashtu vendet kryesore në Fordo dhe Natanz. Irani e konsideroi udhëtimin si pozitiv.
“Agjencia tha se Irani ka ndërmarrë hapa drejt ndalimit të zgjerimit të rezervave të tij të uraniumit shumë të pasuruar”, sipas një raporti konfidencial të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

