EMRI/ U kap në “shtëpi bari”, shqiptari 62-vjeçar pranon në Gjykatë se është përfshirë në kultivimin e kanabisit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2024, 17:07
Një shtetas shqiptar ka pranuar se është përfshirë në kultivimin e narkotikëve një “shtëpi bari” të zbuluar pranë Norwich. Siç raportohet Ali Tota 62 vjeç, ishte akuzuar për prodhimin e një droge të klasit B të kontrolluar dhe vjedhjen e energjisë elektrike.
Gjithashtu shqiptari, pa vendbanim fiks, u arrestua në vendngjarje.
Ai u paraqit në Norwich Crown Court këtë javë, ku foli përmes një përkthyesi. Po ashtu 62-vjeçari pranoi rolin e tij në prodhimin e kanabisit, por u deklarua i pafajshëm për vjedhjen e energjisë elektrike. Ndërkohë Gjykata pritet të vendosë më 22 nëntor nëse do të dënojë 62-vjeçarin ose jo.
