Sulm me thi*ë në New York/ Dy të vra*ë dhe një i plago*ur, arrestohet autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2024, 09:00
Dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në Manhatan, në New York.
Autori, një 51-vjeçar, është arrestuar nga policia pas ngjarjes, teksa u sekuestruan edhe dy thikat që përdori për krimin.
51-vjeçari, një i pastrehë, ishte dënuar në një çështje penale disa muaj më parë, tha kryebashkiaku i New York-ut, pa dhënë detaje të tjera.
Shefi i policisë, Xhosef Keni tha se sulmet ndodhën në një hark kohor prej dy orësh.
