Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në L*ftën e Tretë Botërore

Vendimi i Uashingtonit për të lejuar Ukrainën të godasë thellë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore dhe do të marrë një përgjigje të shpejtë.

Kështu tha Vladimir Dzabarov, nënkryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit të Federatës Ruse, sipas Agjencia ruse e lajmeve TASS.