VIDEO/ Me presh dhe lopatë, Dashnor Sula kërkon që qeveria të përqendrojë buxhetin tek fshati dhe fermeri
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2024, 09:53
Deputeti demokrat Dashnor Sula në prag të nisjes së debatit maratonë për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të treguar ku duhet të jetë fokusi i qeverisë.
Me presh, perime dhe me një lopatë, Sula tërhoqi vëmendjen se qeveria e ka lënë jashtë fokusit të saj të investimeve fshatin dhe fermerin shqiptar.
