Lefter Maliqi takim me strukturat e PL-së në Berat: Demokracia do triumfojë! Rotacioni politik, i pashmangshëm!

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi shprehet i bindur se Berati do të jetë surpriza e zgjedhjeve 2025 dhe e fitores së Opozitës!

Duke marrë shkas nga një takim i zhvilluar këtë fundjavë në në Lapardha, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, Maliqi thotë se Demokracia do triumfojë, ndërsa shton se rotacioni politik i pashmangshëm!

MESAZHI I LEFTER MALIQIT

Qarku Berat do të jetë surpriza e zgjedhjeve 2025 dhe e fitores së Opozitës!

Uragani i fitores nuk ndalet!

Takim madhështor në Lapardha, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi dhe strukturat e Qarkut Berat.

Berati, Kuçova, Skrapari, Poliçani dhe Dimali do të jenë fituese për Opozitën dhe Surpriza e Zgjedhjeve pas 5 muajsh në Maj 2025.

Demokracia do triumfojë! Rotacioni politik i pashmangshëm! Guxim, kurajo, përballje dinjitoze, besim, shpresë dhe optimizëm për Fitoren e sigurt!