Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fundit
Më shumë se 72 viktima pati nga sulmi izraelit në një ndërtesë katërkatëshe banimi. Shërbimi Civil Emergjent palestinez tha se sulmi u krye në qytetin Beit Lahiya, në veri të Gazës ku disa goditje u lëshuan gjatë natës ndaj “objekteve terroriste”, për të shmangur dëmtimin e civilëve.
Pamjet e publikuara nga Reuters, tregojnë banorët që nxjerrin trupat nga banesat e rrënuara, disa prej tyre të plagosur rëndë e ndërkohë të tjerë trupa të pajetë.
Ushtarët izraelitë dërguan tanke në Beit Lahiya dhe qytetet e afërta të Beit Hanoun dhe Jabalia, kampi më i madh i refugjatëve të Gazës, muajin e kaluar në atë që ata e përshkruan si një fushatë për të luftuar militantët e Hamasit dhe për të parandaluar ringritjen e tyre.
Katar ka theksuar se do të shtyjë përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për lëshimin e pengjeve deri sa Hamas dhe Izraeli të tregojnë “gatishmërinë dhe seriozitetin” për të rifilluar bisedimet.Ndërkohë të dyja palët e përfshira ndryshojnë akuzat dhe ende nuk kanë një marrëveshje mes tyre.
Hamasi kërkon një marrëveshje armëpushimi, kurse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quan të përfunduar luftën në momentin që Hamas do të eleminohet plotësisht.
Deri më tani 43,800 persona janë konfirmuar viktima që nga data 7 tetor. Militantët e Hamasit vranë rreth 1,200 izraelitë dhe ende mbajnë 250 pengjet që i morën dhe i dërguan në Gaza.
