Autorizimi i raketave me rreze të gjatë kundër Rusisë, Varshava: Kjo është gjuha që Putin kupton
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2024, 21:56
Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaë Sikorski ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për të lejuar përdorimin e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina brenda Rusisë.
Në një postim në X, kreu i diplomacisë polake shkruan se “kjo është gjuha që Putin kupton”.
“Hyrjes në luftë të trupave të Koresë së Veriut dhe sulmit masiv të raketave ruse [të dielën në mëngjes], presidenti amerikan Joe Biden iu përgjigj me një gjuhë që V. Putin e kupton ,” tha Sikorski në x.