Vizitorët e vegjël në Panairin e Librit: Fëmijët blerës dhe këshillues të leximit
Panairi i librit, fëmijët “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh.”
Është kjo motoja e këtij viti e panairit të librit.
Fëmijët janë një pjesë shumë e rëndësishme e këtij panairi.
Dashuria për librin ka bërë që ato jo vetëm të takojnë autorë e përkthyes, por të blejnë libra e madje edhe tu dhurojnë të afërmve.
“Kam qejf të lexoj. Libri është më I miri.”
“Ditarin e Gregut ma sugjeroi mami, ndërsa “Qeni njeri”, motra”
“Kam lexuar 6 libra jashtëshkollor dhe shkollorë 4.”
“Kam blerë libra për moshën tone, na I sugjeruan dhe I mora.”
“Në fakt e di që është për grupmoshën time por nuk është se di shumë, prandaj doja ta bleja, të filloja një libër të ri.
“Kryesisht lexoj libra komik.”
Me libra në duar fëmijët këshillojnë të gjithë vizitorët që të lexojnë, duke e cilësuar librin si një pasuri që mbetet unik pavarësisht zhvillimit të teknologjisë.
“ Leximi të meson shumë gjëra.”
“Na ndihmon të kemi një komunikim më të mirë me të tjerët, na ndrit mendjen.”
“Lexoni sa më shumë libra!”
“Libri është shoku yt më i shtrenjtë”
Panairi i Librit në Shqipëri ka hyrë në edicionin e tij të 27-të, duke u bërë një ngjarje tradicionale dhe e rëndësishme për dashamirësit e librit, shkrimtarët, botuesit dhe të gjithë ata që e shohin leximin si një mënyrë jetese. Hapja e këtij edicioni do të vijojë deri më 17 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
