Djali i legjendës Johan Cruyff: Flick s’duhet krahasuar me Xavin, gjithçka është një proces
Jordi Cruyff e njeh mirë ambientin e Barcelonës dhe pa dyshim që është i kënaqur me rezultatet e arritura deri më tani nga skuadra e Hansi Flick.
Djali i legjendës Johan Cruyff, ish-lojtar dhe deri para pak kohësh drejtor sportiv i “Blaugranave”, thekson se për të lavdëruar trajnerin gjerman nuk ka nevojë të bëhet krahasimi me punën e Xavit:
“Kishte një trajner që nuk kishte fituar tituj në sezonin e kaluar, por që i dha Gavit, Pedrit dhe Araujo debutimin.
Gjithçka është një proces, ka gjithmonë një evolucion”, holandezi gjatë një eventi.
I pyetur nëse Flick ka ADN-në e Barçës, që i madhi Johan ndihmoi në krijimin e saj, Jordi u përgjigj:
“Nuk largohet nga kjo filozofi, sepse ajo ADN nuk është thjesht një sistem loje, por një qëllim: të jesh dominues, të besosh te të rinjtë e La Masias... Kjo është ADN-ja e Barçës.
Flick është duke e bërë këtë dhe të rinjtë po e i shfrytëzojnë mundësitë e shumta. Tifozëve të Barcelonës u pëlqen të shohin lojtarë të rinj që arrijnë të kalojnë në ekipin e parë."
