Ajeti: I dimë cilësitë e Çekisë, jemi përgatitur mirë dhe shpresojmë t'ja dalim

Shqipëria pret nesër Çekinë në orën 20:45. Kjo sfidë do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe vlen për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.

Para ndeshjes foli mbrojtësi Arlind Ajeti.

“Besoj i kemi të gjitha cilësitë e duhura të arrijmë kualifikimin në Botëror, është rrugë e gjatë, besoj nëse mundohemi të japim maksimumin dhe të japim shpirtin për Kombëtaren do ta arrijmë dhe atë.

I bëjmë thirrje tifozëve që të respektojmë himnin e Çekisë, të tregojmë anë të mirë pavarësisht çfarë ka ndodhur në Çeki, të tregojmë anën tonë të mirë.

Shpresoj të shoh ekipin që ishte në Gjeorgji, e dijmë që ndeshje e vështirë, i dimë dhe cilësitë e Çekisë. Jemi përgatitur mirë dhe shpresojmë t’ja dalim”.