Cabal humbi sezonin, Juventusi ngushëllohet nga ‘shpërblimi’ i FIFA-s

Juan Cabal këputi ligamentin e kryqëzues të përparmë në gjurin e majtë. Rezultatet e testeve, të cilave mbrojtësi kolumbian iu nënshtrua dje në JMedical, nuk japin shpresë.

Për lojtarin e Juventusit, i cili u dëmtua të hënën në seancën e parë stërvitore me Kolumbinë gjatë kampit stërvitor në Argjentinë, sezoni ka përfunduar.

Një situatë e ngjashme është pak më shumë se një muaj më parë me Bremer.

Cabal duhet të ndjekë të njëjtën rrugë si braziliani, duke u mbështetur në të njëjtin kirurg ortopedik.0 Doktor Sonnery-Cottet, i cili punon në Lyon dhe i specializuar në menaxhimin e lëndimeve të ligamenteve të gjurit.

Operacioni nuk do të kryer me urgjencë, pasi duhet pritur që gjuri të shfryhet. Përafërsisht brenda javës së ardhshme Cabal duhet të operohet dhe më pas do të fillojë faza e gjatë e rehabilitimit.

Ngushëllimi minimal për Juventusin është dëmshpërblimi që do të arrijë nga FIFA: Programi i Mbrojtjes së Klubeve u jep kompensim klubeve në rast se lojtarët pësojnë një dëmtim, në stërvitje ose gjatë ndeshjes, kur thirren në kombëtare.

Por shuma, afërsisht 1.7 milionë duke marrë parasysh pagën e Cabal (2.5 milionë bruto).