Goca e mamit apo e babit? Ledri e thotë të vërtetën, ja se kë do më shumë Poi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2024, 21:39
Këngëtari i njohur Ledri Vula ishte i ftuari special në premierën e emisionit të ri të Arbana Osmanit, ku foli hapur për jetën e tij private si rrallëherë më parë. Ledri ndau momente të veçanta nga jeta familjare, përfshirë historinë e paplanifikuar të shtatzënisë së partneres së tij, Sara, dhe emocionet që shoqëruan ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Poem Blu.
Pasi u pyet nga Arbana se kë do më shumë vogëlushja e tij, ai u shpreh se Poi nuk i ndan dot.
"Nuk mundet me na nda. Rri shpesh me Poin. Javën tjetër vjen dhe jam 2 javë 24/7 me të", u shpreh Ledri.
