Albani "ngacmon" Arbanën në nisje të emisionit: Lopët i keni dekor? E keni studiuar mirë me Edin...

Emisioni i ri i Arbana Osmanit, "Mirëmbrëma Yje" sapo ka nisur dhe i ftuari i parë është këngëtari i njohur, Alban Skënderaj.

Si destinacion për të xhiruar moderatorja ka zgjedhur Bogën, një vend përrallor, të cilin artisti e vizitonte për herë të parë.

Pasi u takuan të dy, Albani vuri re se afër tij ndodheshin disa lopë dhe me humor pyeti Arbanën nëse ishin për dekor apo jo.

"Nuk kam qenë asnjëherë në Bogë as në Theth. Besoj se e keni studiuar mirë me Edin. Këto lopët i keni vënë vetë si dekor apo janë vetë", tha Albani.

Arbana: Na vijnë vetë herë pas here, e çajnë edhe gardhin, bio.