Sapo futen në kuzhinë/ Arbana vë në siklet Albanin me pyetjen e saj, ja si i përgjigjet këngëtari: Me moshën dhe eksperiencën...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2024, 20:38
Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka publikuar në platformën "Youtube", emisionin e saj më të ri të cilin e ka titulluar "Mirëmbrëma Yje".
I ftuari i parë, ishte Alban Skënderaj, i cili u vu në siklet nga pyetja që Arbana i drejtoi sapo u futën në kuzhinë.
"Sa kohë kalon ti në kuzhinë?", ishte pyetja që nisi intervistën.
Intervista:
Albani: Çfarë pyetje hapëse...
Arbana: Po na shikon edhe Miriami.
Albani: Shumë pak sepse gabimisht, fillimisht mendoja se ishte një humbje kohe. Kam kuptuar rrugës me moshën dhe eksperiencën, janë proçese që jo vetëm të bëjnë më mirë për shëndetin por janë gjëra që të krijojnë qetësi dhe harmoni. Kam filluar ta rimendoj këtë pjesë, por nuk gatuan. Gatuan Miriami dhe njerëzit që na ndihmojnë në shtëpi.
