Valencia, ‘me të zeza’ në fushë/ Të ardhurat e ndeshjes, për të prekurit nga përmbytjet katastrofike

Valencia do ta luajë ndeshjen e radhës në kampionat me fanellën e zezë (fanella e tretë e sezonit 2024/25) në shenjë zie, si dhe afërsie dhe solidariteti ndaj viktimave të DANA-s, përmbytjes që shkatërroi rajonin dhe shkaktoi mbi 200 vdekje.

Bluzat do të përmbajnë gjithashtu mesazhe mbështetjeje për të prekurit dhe do të dalin në ankand për të mbledhur fonde.

Valencia njoftoi gjithashtu se do të dhurojë të gjitha të ardhurat e ndeshjes kundër Betisit për të kontribuar në rimëkëmbjen e provincës së Valencias dhe për të ndihmuar rifillimin e aktiviteteve sportive dhe edukative të djemve dhe vajzave të prekura nga DANA.