Martinelli tregon mbrojtësit më të fortë të Premier Ligës

Gabriel Martinelli ka ndarë mendimin e tij se cilët janë mbrojtësit më të fortë të Ligës Premier këtë sezon.

Sulmuesi anësori i Arsenalit është njëri nga lojtarët më të zhdërvjelltë në Premier Lige, duke qenë shpeshherë objekt i ndërhyrjeve nga kundërshtarët.

Por, kush janë kundërshtarët më të fortë për Martinellin?

“Duhet të jenë [Kyle] Walker i Manchester City dhe Ibrahima Konate nga Liverpooli.

Ata të dy janë të vështirë për t’u mposhtur”, ka thënë Martinelli për “Daily Mirror”.

Deklarata e Martinellit ka bërë jehonë, pasi sipas tij, Konate ka tejkaluar Virgil van Dijk për sa i përket qëndrueshmërisë.