Iniesta kthehet menjëherë në futboll, vendimi i befasishëm që ka marrë
Andrés Iniesta paralajmëroi tërheqjen e tij nga futbolli pak javë më parë dhe në moshën 40-vjeçare po studion për t'u bërë trajner.
Ndërkohë, ish-mesfushori i Barcelonës është bërë pronar klubi.
Me kompaninë Never Say Never - bashkëthemelues i së cilës është - dhe në bashkëpunim me kompaninë zvicerane Stoneëeb, kampioni spanjoll i botës ka blerë shumicën e aksioneve të FC Helsingør, një klub danez i kategorisë së tretë.
"Ne filluam të punojmë me FC Helsingør sepse është një klub tepër emocionues, me ambiente të shkëlqyera, një numër të madh njerëzish kompetentë brenda klubit dhe përreth tij. Ka potencial për t'u bërë një pjesë e rëndësishme e futbollit danez," shkruan Dagblad për Helsingor.
Nuk pritet që Iniesta të hyjë drejtpërdrejt në organikën e kompanisë, edhe nëse ka ndjekur disa ndeshje dhe stërvitje të ekipit. Nuk janë zbuluar ende ambiciet, as përmasat e operacionit financiar.
I zbritur nga divizioni i dytë sezonin e kaluar, FC Helsingør aktualisht ndodhet në vendin e 7-të në tabelë pas 15 ndeshjeve (pesë fitore, katër barazime, gjashtë humbje).
I themeluar në vitin 2005, ka marrë pjesë gjithashtu në Superligaen gjatë sezonit 2017-2018.
